UCL, ARSENAL I ARTETA PESON HUMBJEN E PARE NE LENS

Sport

Arsenali i Artetas u rrëzua në fushën e Lens, në ndeshjen e dytë që luajti në GRUPIN B të këtij edicioni të UEFA Champions League. Topcinjtë pësuan humbjen e parë 2-1, megjithëse kaluan të parët në avantazh me Gabriel Jesus. Por më pas reaguan franezët, të cilët fillimisht barazuan me një gol të bukur brenda pjesës së parë pas gjuajtjes fluturimthi të THomason. E në fund edhe përmbysën gjithcka, duke përfituar nga ulja e intensitetit të lojës së anglezëve që ishin pranë golit vetëm me Tomsjasun, goditja e të cilit u neutralizua nga Samba. Uahi shënoi për Lens golin e fitores, si finalizim i një aksioni të shpejtë. Me të vërtetë ishte një ndeshje e bukur për nga intensiteti dhe ritëmi. Ndërkohë që tashmë është skuadra e Lens që kryeson renditjen e grupit me 4 pikë, kundrejt vetëm 3 të Arsenalit. Dueli tjetër i grupit prodhoi një barazim 2-2 me gola të shumtë midis PSV dhe Sevijas. Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, me spanjollët që kaluan në epërsi falë Gudelj. Më pas gjyqtari Orsato akordoi një penallti për PSV, që u kthye në gol nga De Jong. Kaloi vetëm një minutë dhe Sevija shënoi sërish me En-Nesiri që gjuajti saktë me kokë. Por në shtesë, Teze gozhdoi rezultatin në barazimin, që u jep nga një pikë të dy ekipeve. Sevija shkon në kuotën 2, kurse PSV Eindhoven siguroi të parën.