UCL, Allison thotë se do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës

Sport

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e Madridit, që do të kurorëzojë kampionin e ri të Europës, lojtarët e Liverpool e Tottenham fillojnë të ndjejnë gjithmonë e më shumë emocionet dhe rëndësinë e kësaj sfide. Debutues në një finale të ‘Champions League’ është edhe portieri i ‘the reds’, Alison Becker, i cili është parë si një armë mjaft e fortë e trajnerit Jurgen Klopp, në krahasim me skuadrën që kishte në finalen e kaluar. Braziliani u shpreh se ai dhe skuadra e tij kanë kaluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe fakti që humbën titullin kampionë në Angli edhe pse kishin 97 pikë, djeg jo pak në kampion e të kuqve. Megjithatë, kjo shihet si një arsye më shumë për të triumfuar në finalen e madhe të ‘Champions League’, në atë që vetë Alison e cilëson si ndeshjen më të rëndësishme të karrieës së tij.

Portieri tha se ai dhe ekipi janë përpjekur të jenë sa më të qetë përpara një sfide kaq të vështirë, por pranon gjithashtu se vëmendja e madhe që merr finalja e këtij kompeticioni, thjesht sa rrit presionin, por edhe dëshirën e lojtarëve për të ngritur lart trofeun. Alison beson se Liverpool-i ka bërë një punë të mirë dhe se shpallja kampionë të Europës do të ishte shpërblimi më i mirë për punën e madhe që ka bërë klubi anglez gjatë këtij sezoni. Në fund, gardiani i portës së ‘the reds’ foli edhe për krahasimin me parardhësin e tij, Karius, i cili do të mbahet mend për gabimet e bëra gjatë finales së kaluar kundër Real Madrid. Alison tha se kolegu i tij thjesht ishte në një ditë të keqe dhe se gjëra të atilla mund t’i ndodhin kujtdo. Por gjithësesi episodet e asaj sfide, tek Liverpool i kanë hedhur pas krahëve, dhe e gjithë vëmendja sipas Alison është vetëm për të fituar takimin ndaj rivalëve të Tottenham.