U shkarkua nga Roma, ja ku mund të jetë e ardhmja e trajnerit Jose Mourinho

Sport

I shkarkuar nga Roma, e ardhmja e trajnerit Jose Mourinho ka nisur të komentohet gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Special One nuk pritet të bëjë pushim, por është duke shqyrtuar mundësinë e radhës, tani ose maksimumi në verë.

Për momentin, ai është ende në kontratë i lidhur me Romën deri në 30 Qershor, çka do të thotë, që nëse kjo kontratë nuk ndërpritet, atëherë Mourinho do të përfitojë 3 milionë euro nga klubi verdhekuq.

Sa i përket një mundësie në Angli, në skuadrat e mëdha, nuk është se diskutohet për ndonjë shkarkim të mundshëm trajneri. E vetmja mundësi mbetet Njukasëll, me teknikun aktual, Eddie Hoëe që nuk i ka punët mirë, për shkak të rezultateve të dobëta.

Disa muaj më parë, emri i Mourinhos u lakua jo pak edhe si një alternativë serioze për të marrë drejtimin e Real Madrid. Megjithatë, ajo derë tashmë është mbyllur plotësisht, për shkak se Carlo Ançelotti rinovoi kontratën.

Thënë këtë, Arabia Saudite konsiderohet si destinacioni i ardhshëm i Mourinhos. Vetë portugezi në deklaratat e tij të mëparshme është shprehur se një ditë e shihte veten e tij duke trajnuar në Arabi, por po vetë kishte cilësuar se ajo ditë është e largët dhe duhet të presë ende.

Megjithatë, duke marrë parasysh si rrodhën ngjarjet, nuk përjashtohet mundësia që një të ardhme të afërt, Special One të trajnojë në lLindjen e Mesme.

Gjithashtu, një alternativë që Mourinho të rikthehet sërish në bankinë është edhe përfaqësuesja braziliane. Ndonëse Seleçao sapo është dorëzuar në duart e Dorival Junior, surprizat nuk përjashtohen asnjëherë.