U shkarkua nga Juventusi, Thiago Motta mund të rikthehet shpejt në detyrë

Sport

Kur ka vetëm pak ditë që është shkarkuar nga Juventusi, shumë shpejt, Thiago Motta mund të rikthehet në krye të detyrës. Mediat italiane raportojnë së ish-mesfushori mund të emërohet trajner i skuadrës së Atalantës. Në krye të ekipit nga Bergamo është Gian Piero Gasperini, por ky i fundit, pas një epoke 9 vjeçare në drejtim të skuadrës ka vendosur të mos rinovojë dhe kontrata e tij përfundon në fund të këtij edicioni futbollistik. Në kushte si këto, një nga emrat që drejtuesit e klubit të Atalantës kanë në listë, është pikërisht Thiago Motta. Italo-brazilianit nuk i rezultoi një aventurë aspak e mirë në radhët e Zonjës së Vjetër. Nga Juventusi, ai u shkarkua pas vetëm 9 muajve, duke mos arritur dot pritshmëritë e ngritura me ardhjen e tij. Megjithatë, shumë shpejt, 42 vjeçari mund të ketë një tjetër mundësi të mirë në dorë, pasi është në garë për të drejtuar nga një skuadrat më të mira në Itali përgjatë viteve të fundit. Vite më parë, kur ishte trajner i Spezias, Motta është komentuar gjithashtu edhe më herët për t’u bërë trajner i Atalantës, duke qenë se atëherë diskutohej një largim i parakohshëm i Gasperinit. Fundi i sezonit nuk është larg, kështu që mbetet për t’u parë se ç’të rejash do të kemi në lidhje me këtë temë.