U rikthye në Barcelonë, lojtari largohet vetëm pas një sezoni

Sport

Ka zgjatur vetëm një sezon rikthimi i Dani Alves tek Barcelona. Klubi dhe lojtari kanë vendosur të ndajnë rrugët për të dytën herë në 6 vitet e fundit. Vetë futbollisti dëshironte ende të luante në Camp Nou, me synimin që të grumbullohej me përfaqësuesen e Brazilit në Kupën e Botës, Katar 2022.

Me kontratën që i përfundon në fund të këtij muaji, Alves ka kërkuar rinovim, të paktën deri në fund të vitit, por diccka e tillë nuk i është plotësuar.

Në këto rrethana, është mbyllur përfundimisht aventura e dytë e anësorit të djathtë me fanellën blaugrana. Emocionet e aventurës së tij në Camp Nou, Dani Alves i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Mes rreshtash, veterani ka shkruar se ndihet i priviligjuar që ka qenë pjesë e një klubi si Barcelona dhe për 23 trofetë që ka fituar me ekipin katalanas.

Sa i përket të ardhmes së 3 herë fituesit të Champions League, ajo mund të jetë e lidhur me vendlindjen e tij. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, është Athletico Paranaense, me klubin brazilian që interesohet për të marrë shërbimet e lojtarit. Pavarësisht moshës 39 vjeçare, Alves vazhdon ta shohë larg perëndimin e karrierës, por është i vendosur që të mbetet ende aktiv në fushën e lojës.