U përfol për tërheqjen nga futbolli, Ibrahimoviç komenton të ardhmen

Sport

Në merkaton e janarit, Zlatan Ibrahimoviç iu bashkua Milanit, pasi përfundoi aventurën e tij në Amerikë me skuadrën e Los Angeles Galaxy. Rikthimi I tij tek kuqezinjtë solli një farë optimizmi në skuadër dhe rezultatet po vinin. Shtatlarti zgjodhi Milanin, edhe për shkak të marrëdhënies që kishte me Maldinin dhe Boban, drejtuesit e klubit kuqezi. Mirëpo, situata që Milani po përjeton me mosmarrëveshjen mes drejtuesve, nga Italia u raportua se në fundin e këtij sezoni, Ibrahimoviç jo vetëm që mund të largohej nga 7 herë kampionët e Europës, por në të njëjtën kohë të mendonte edhe tërheqjen nga futbolli. Përgjigje këtyre aludimeve iu ka dhënë vetë lojtari, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se ende nuk e di si do të jetë e ardhmja e tij, nëse do tërhiqet në fund të këtij viti futbollistik ose jo. E rëndësishme për Zlatan është të jetë pranë familjes së tij. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e di as unë se çfarë dua të bëj. Diçka e re vjen çdo ditë. Kush mund ta kishte parashikuar situatën e Coronavirusit? Ajo që ne duhet të bëjmë është të shijojmë jetën dhe të mos shqetësohemi shumë. Kam një familje për ta mbajtur veten time të angazhuar. Nëse ata janë mirë, edhe unë jam mirë”, ka mbyllur suedezi.