U largua me parametra zero nga Chelsea, Antonio Rudiger zyrtarizohet në skuadrën e re

Sport

Antonio Rudiger zyrtarizohet si një lojtar i Real Madrid. Me anë të një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi spanjoll ka komunikuar se, deri në vitin 2026-të, mbrojtësi I qendrës, do mbrojë ngjyrat e fanellës së 14 herë kampionëve të Europës.

Rudiger është një përforcim me parametra zero, sepse nuk pranoi të rinovonte kontratën me Chelsean, e për këtë arsye, i dha fund aventurës 5 vjeçare nmë Stamford Bridge. Me klubin londinez, 29 vjeçari fitoi një sërë titujsh të rëndëishëm, sikurse janë Champions League, Europa League, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Europës dhe një FA Cup.

Po ashtu, në dy edicionet e fundit, shtatlarti i prapavijës, ia ka dalë të jetë pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Champions League.

Sikurse njofton Real Madrid, Antonio Rudiger do prezantohet përpara mediave në datën 20 qershor. Ky konsiderohet si një përforcim mjaft cilësor për Merenguez, e duke marrë parasysh këtu, që shërbimet e mbrojtësit në fjalë u siguruan pa shpenzuar asnjë kosto.

Ndonëse klubi nuk ka dhënë detaje mbi këtë çështje, sikurse raportojnë mediat spanjolle, Rudiger do përfitojë 9 mln euro në sezon me Los Blancos, e sigurisht që në brendësi të kontratës përfshihen edhe rreth 8 mln euro bonuse.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi shkruan se ndihet shumë I lumtur për këtë aventurë të re dhe pop ret me padurim që të luajë ndeshjen e parë me fanellën e Real Madrid.