U duk drejt largimit, Jose Mourinho mund të rinovojë kontratën me Romën

Sport

Me rezultatet që po vijnë në fushën e lojës, për Romën kanë nisur të qakullojnë lajme pozitive edhe për stolin. Fjala është për trajnerin Jose Mouriho. Në nisje të këtij sezoni, Roma ishte tërësisht jashtë pritshmërive, teksa nisi të diskutohej jo pak edhe e ardhmja e trajnerit portugez, për të cilin besohej shumë se do të shkonte drejt Arabisë Saudite.

Një eksperiencë në Lindjen e Mesme nuk e ka mohuar as vetë Mourinho, por 59 vjeçari e ka bërë të qartë se ajo ditë është ende larg, ndërsa synimi i tij i momentit është vetëm tek Roma. E në fakt, koha po i jep të drejtë Mourinhos, i cili, në Ollimpico gëzon një mbështjetje të pakursyer të tifozëve të klubit, të cilët mund të konsiderohen të vetmit që e kanë përkrahur pa kushte përgjatë gjithë kohës.

E në fakt, ata shpresojnë se së shpejti, e zeza do të hidhet mbi të bardhë shumë shpejt dhe  Mourino do të rinovojë. Kontrata aktuale e luzitanit me klubin kryeqytetas përfundon në verën e 2024-tës, teksa në mediat italiane, por jo vetëm, shkruhet se rinovimi i Mourinhos është rikthyer të jetë një çështje diskutimi.

Për muaj me radhë, mes drejtuesve të klubit dhe Mourinhos, pati një ftohje të marrëdhënieve, për shkak të trajneri e shprehu hapur mungesën e përkrahjes së tyre, në momente të vështira, sikurse ishte ai pas finales së Europa League ndaj Sevillas në Budapest, ku Mourinho reagoi ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, gjë për të cilën edhe u pezullua për disa javë me radhë. Në një situatë të tillë, Mourinho e kuptoi se drejtuesit e klubit nuk i kishte pas vetes dhe një zhgënjim të tillë e shprehu edhe publikisht.

Marrëdhënia qëndroi gati-gati e ngrirë për disa kohë, por rezultatet e fundit të skuadrës, duket sikur e kanë shkrirë akullin dhe gjithçka ka nisur të kthehet në normalitet. Gjashtë fitore në 8 ndeshjet e fundit në kampionat dhe vendi i katërt në klasifikim, apo edhe kualifikimi në fazën me eliminim të  Europa League, janë rezultate që i shkojnë si meritë trajnerit Jose Mourinho, për të cilin tashmë, shpresohet shumë se do të rinovojë kontratën.