U dëmtua në Kupën e Botës, lojtari i Arsenalit dëmtohet në gju

Sport

Dëmtimi i Gabriel Jesus ka vënë në lëvizje klubin e Arsenalit. Në ndeshjen që Brazili luajti ndaj Kamerunit në Kupën e Botës, sulmuesi pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit. Si pasojë, Jesus u rikthye në Londër dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit, pasi mjekët e panë të udhës që kjo ishte mënyra e vetme për t’u rikuperuar.

Sikurse raportojnë mediat britanike, Gabriel Jesus mund të mungojë rreth 3 muaj, derisa të jetë sërish gati për të qenë nën urdhërat e trajneri Mikel Arteta. Në rrethana si këto, 13 herë kampionët e Anglisë tanimë mbeten në organikë me vetëm një sulmues të mirëfilltë sikurse është Eddie Nkietah. Kjo do të thotë, se Arsenali mund ta shohë të domosdoshme të ndërhyjë në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën në repartin e avanvuar.

Këtë sezon, Gabriel Jesus ishte një ndër futbollistët më të rëndësishëm të trajnerit Mikel Arteta. Braziliani ishte në formëcion në të 14-të javët e Premier League, aty ku arriti të jepte një kontribut prej 5 golash dhe 6 asistesh. Këto numra, kanë qenë një bonus i madh për skuadrën londineze, sepse deri më tani, Arsenali kryeson tabelën e renditjes me 37 pikë, 5 më tepër sesa Manchester City i vendit të dytë.

Ndonëse në kampin e gunners nuk flasin për titullin kampion, një ecuri e tillë, mund t’i shtyjë drejtuesit e klubit që të mos kursehen në merkaton e janarit, por të shpenzojnë dhe të sjellin në dispozicion të trajnerit Arteta një tjetër sulmues të kalibrit të lartë.