Alban Hoxha kapiteni i Partizanit, është liruar nga burgu pasi gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’. Burimet bëjnë me dije se Hoxha duhet të paraqitet në prokurori dy herë në muaj. Portieri u kap dy netë më parë nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit mbi normën e lejuar.
Mësohet se 31 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Portieri i Partizanit është përfolur gjatë për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren Çijleta Xhilaga.