Tyson Fury tërhiqet si i pamposhtur, ka vetëm një mënyrë që të rikthehet në ring

Sport

Tyson Fury nuk njeh rivalë. Kampioni i WBC, të peshave të rënda në boks, arriti t’i bënte një mbrojtjte fantastike titullit ndaj Dillian Ëhyte, duke fituar me KO teknik. Në Wembeley, në prezencën e 94 mijë spektatorëve, të dy boksierët dhuruan spektakël të vërtetë.

Mirëpo, “Gypsy King” rezultoi shumë i fortë për Whyte. Dueli zgjati deri në raundin e 6-të, aty ku Fury, me një të djathtë të furishme, e hodhi kundërshtarin në tokë, duke i dhënë këtij të fundit edhe goditjen fatale. Britaniku mbetet kampioni absolut i peshave të rënda, duke e konfirmuar edhe një herë tjetër veten si një ndër boksierët më të mirë të të gjithë kohërave, e ndoshta më i miri i epokës së tij.

Sikurse e kishte njoftuar edhe më herët, kjo ishte ndeshja e fundit për Furyn në karrierë. Pas Rocky Marciano, britaniku, i vari dorezat në gozhdë vetëm si boksieri i dytë në histori që tërhiqet pa asnjë humbje nga aktiviteti. Në 33 ndeshjet e zhvilluara në ring përgjatë viteve, Fury regjistron 32 fitore, 23 prej të cilave janë me KO. Po ashtu, ka edhe një barazim, atë në duelin e parë me Deontey Wilder.

Mirëpo, ekziston vetëm një mënyrë që Tyson të boksojë sërish. Sikurse ka deklaruar vetë gjiganti britanik, ai do ngjitej në ring vetëm për një ndeshje gjithëpërfshirëse, që përmbledh të gjithë titujt, WBA, WBO, IBF and IBO. Kjo do të thotë që në të ardhmen, Fury mund të përballet me Anthony Joshua, ose me Oleksandr Usyk.