Turqi, Besiktasi nuk paraqitet, Fenerbahce fiton derbin në tavolinë

Sport

besiktasi
Përshkallëzohet më tej situata futbollistike në Turqi. Ashtu sikurse e kishte deklaruar dhe më parë, klubi i Besiktasit nuk u paraqit në rindeshjen me Fenerbahcen për gjysmë-finalen e Kupës duke bërë që, siç e parashikon rregullorja, përballja të mbyllej 15 minuta pas vërshëllimës së gjyqtarit. Derbi i Stambollit qe ndërprerë në ndeshjen e kaluar, luajtur më 19 prill, pas një situate të rëndë ku stoli i Besiktasit qe goditur me objekte të ndryshme nga tifozeria e Fenerbahces. Ishte minuta e 57-të dhe rezultati ishte 0-0, kur objekte të ndryshme goditën trajnerin Senol Gunes. Pas hetimeve të nisura nga Federata, qe vendosur që ndeshja të riluhej duke nisur nga minuta e lënë, por me stadium të zbrazur.

bfbfbfbfbfbfb

Por menjëherë Besiktasi kishte deklaruar se nuk do të pranonte të luante kjo në shenjë proteste dhe pikërisht kjo gjë ngjau pasditen e së enjtes. Me mos paraqitjen e Besiktasit, Fenerbahce pritet ta fitojë në tavolinë 3-0 ndeshjen dhe të shkojë kështu në finale për të luajtur kundër Akhisarit. Nga ana tjetër shqiponjat e Stambollit priten të ndëshkohen edhe rëndë nga Federata. Sipas shtypit turk Besiktasi mund të pezullohet me një vit nga Kupa e Turqisë. Protesta në fjalë është mbrojtur nga drejtuesit e klubit me pretendimin se dhuna në stadiume duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe se për sa kohë gjërat anashkalohen situatat do të ripërsëriten.