Thomas Tuchel (trajner i PSG): “Nuk jemi aspak favoritë dhe besoj se do të luajmë ndaj një Napoli, të cilin e konsideroj një nga ekipet e mëdhenj të Evropës. Do të jetë një përballje vendimtare për të dy ekipet. Besoj se në këtë ndeshje nuk do të mjaftojnë cilësitë e individëve, por do të shërbejë një paraqitje e madhe e skuadrës. Napoli ka shumë futbollistë, që mund të krijojë rreziqe, jo vetëm Insinjen. Edhe ne kemi shumë lojtarë të rrezikshëm, si për shembull Cavani. Ai është pak i trishtuar për zëvendësimin ndaj Lionit kur mbetëm me 10 veta, apo edhe për faktin që nuk shënoi ndaj Amiens. Sulmuesit janë të gatuar kështu. Por i kam folur dhe i kam shpjeguar që nëse vazhdon të luftojë fort për skuadrën, goli do të vijë. Ndoshta mund të vijë që kundër Napolit, që është një ndeshje speciale për të. Ashtu si edhe për Verratin, i cili ka një simpati të madhe për Ancelottin. Marco e ndjen shumë faktin që do të përballet me një skuadër italiane. Jam i sigurtë, gjithsesi, që do të japë maksimumin”.
Juan Bernat (mbrojtës i PSG): “Jemi tepër të motivuar. Kjo është një ndeshje vendimtare dhe mendojmë vetëm për 3 pikët. Do të kemi përballë një skuadër në formë si Napoli, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner që e njoh shumë mirë. Gjatë verës e pranoj që pata kontakte për të shkuar aty, por në fund zgjodha PSG. Napoli është një ekip i organizuar, që ka Hamshik, Cajellon dhe mbrojtës të shkëlqyer. Pas ndeshjes me Liverpulin kemi mësuar shumë. Kjo përballje është pothuajse si një finale. Një humbje mund të na kushtojë deri edhe eleminimin. Prandaj këtij takimi duhet t’i japim rëndësinë e duhur, duke e përballuar në mënyrën më të mirë”.