Tsimikas (mbrojtës i Liverpool):

Sport

Asgjë nuk ka mbaruar ende. Vitin e kalar ishim 15 pikë prapa Manchester Sitit në kampionat, por në fund për pak sa nuk fituam Premier Ligën. Para së gjithash do të na duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet, sic bëmë edhe kundër Ajaksit. Tani kemi detyrën të jemi 100% të përqendruar tek kjo përballje me Rangers. Në planin personal mund të them se nuk më frikëson asnjë sfidë. Kam luajtur 3 ndeshjet e fundit dhe dua të vazhdoj ta bëj ende. E rëndësishme është që të luajmë të bashkuar si një skuadër. Nuk ka qenë një start i mirë për ne. Mirëpo duhet të vazhdojmë të luftojmë, sepse do të arrijmë të dalim nga kjo situatë”.