JUVENTUS – PSV, TS2 HD, 21:00

Sport

Thiago Motta (trajner i Juventus):

“Nuk duhet të mbështetemi në suksesin e marrë gjatë ndeshjen e parë të fazës së ligës, pasi të dy ekipet kanë ndryshuar dhe kanë përmirësuar lojën e tyre. Bëmë një lojë të mirë kundër PSV-së në atë periudhë, por e theksoj se shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, si tek ne ashtu edhe tek ata. Pra, këtë radhë është histori tjetër. Është një ndeshje e re dhe jemi të fokusuar për ta bërë sa më mirë detyrën tonë. Në sfidën e parë patëm momente të mira dhe i shfrytëzuam ato, por në të njëjtën kohë vuajtëm në disa aspekte, si në posedimin e topit, ashtu edhe në lëvizjet e mbrojtësve të krahut që krijuan hapësira.

Nga ana jonë do të duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në këtë përballje të parë kundër tyre, megjithëse luajmë në shtëpinë tonë duke pasur mbështetjen e tifozerisë tonë të mrekullueshme. Besoj se do të jenë arma jonë plus në këtë sfidë. Angazhimi i djemve deri tani ka qenë në maksimum. Do të luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe do të duhet të luajmë lojën tonë me intensitet dhe dinamikë. Do të na duhet një lojë mjaft e mirë në të dyja neshjet vajtje-ardhje, në mënyrë që të kualifikohemi”

Manuel Lokatelli (mesfushor i Juventusit):

‘Do të jetë shumë e rëndësishme, ne po luajmë në shtëpi ndaj një kundërshtari të madh, një skuadër e re me të cilën tashmë jemi përballur, por këtë herë do të jetë ndryshe. Është ndeshja e parë e kësaj faze, por do të jetë thelbësore t’i qasemi sa më mirë. Randal Kolo Muani? Një lojtar shumë i mirë. Ne i dinim cilësitë e tij. Kur vjen një lojtar i tillë, puna jonë bëhet më e lehtë. Shpresojmë të vazhdojë kështu…  Mentaliteti ynë është të fitojmë gjithmonë. Sonte do të ketë një atmosferë fantastike në stadium. Deri tani PSV ka pasur rezultate të mira në Evropë, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar: jemi gati për betejë!”

 

Peter Bosz (trajner i PSV):

“Juventus, për mua, është një klub absolutisht i nivelit të lartë. Ata aktualisht nuk po konkurrojnë për titullin në Serie A, kështu që ata po mundohen të luftojnë për vazhdimësi rezultatesh, po ashtu si edhe ne. Gjithsesi, ne duhet të respektojmë një ekip të fortë, sic janë bardhezinjtë. Përmes rezultateve të mira, duke luajtur ndeshje të mira dhe me guxim, atëherë mund të rikthesh edhe energjinë dhe harmoninë e duhur në radhët e skuadrës. Nuk duhet të kemi aspak frikë. Kam respekt për djemtë që guxojnë të bëjnë gabime, në vend që t’i shmangen diçkaje!

Them se duhet të japin gjithcka që të mundemi dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të dy ndeshjeve që do të luajmë. Fundja, nuk është se kemi ndonjë zgjedhje tjetër, përvece të provojmë më të mirën. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ndoshta do të na duhet ajo paraqitja gati perfekte, për t’ia dalë mbanë që të marrim një rezultat pozitiv”.

Luuk De Jong (sulmues i PSV):

“Ne jemi në një moment ku gjërat po shkojnë jo edhe aq mirë. Ne nuk mund të luajmë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm, por duhet të përpiqemi të sigurojmë që kjo rënie të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sot është një tjetër mundësi e mirë që na jepet për ta bërë. Të gjithë janë të zhgënjyer me mënyrën se si po shkojnë gjërat tani, por djemtë nuk sillen ndryshe për shkak të kësaj. Të gjithë shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe ne jemi shumë të motivuar për të rikthyer atë ndjenjë të mirë që na ka karakterizuar përherë. Duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë dhe të luftojmë së bashku”