Trpišovský nuk mendon se Messi mund të ndalet; Barcelona, testi më i rëndësishëm për Slavian

Sport

Jindřich Trpišovský, trajneri i Slavia Praha:

“Do të jetë një mbrëmje speciale. Dëshiroj të përballemi me formacionin e tyre më të mirë. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për klubin tonë gjatë kësaj dekade dhe jemi të lumtur që do të provojmë veten ndaj Barcelonës. E kemi ndjekur gjithmonë skuadrën kundërshtare dhe kjo na e bën më të lehtë. I njohim të gjithë lojtarët e tyre, cilësitë që kanë dhe mënyrën e lojës. Jemi të përgatitur për këtë sfidë. Messi?! Cilido që arrin ta ndalë mendoj se duhet të quhet i pavdekshëm. Lojtarët e mi janë të kënaqur që do të sfidojnë Barcelonën, pasi duan të tregojnë vlerat e tyre. Do të jetë një ndeshje mjaft interesante, që të gjithë besoj se do ta shijojnë. Ne nuk do të zbresim në fushë vetëm për t’u mbrojtur. Do luajmë njësoj si në ndeshjet e kaluara.”

Vladimid Coufal, mbrojtës i Slavia Praha:

“E kam ndjekur Barcelonën që kur kam qenë fëmijë dhe fakti që do të përballem me ta do të thotë shumë për mua. I njohim mirë lojtarët kundërshtarë dhe jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë. Por nuk trembemi, jemi të përqëndruar për të dhënë më të mirën tonë, përpara tifozëve tanë. Ne luftuam për të arritur deri këtu, pikërisht për të provuar veten në sfida të tilla ndaj kundërshtarve me emër. Shohim përpara dhe jemi gati për këtë ndeshje.”