Tronditet Kombëtarja Shqiptare

Sport

xxxxx

Xhani De Biazi është tronditur nga një lajm shumë i keq dje, pasi ka mësuar se sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka pësuar një dëmtim në gju.

Ai është detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen e Zyrihut ndaj Servet në kategorinë e dytë zvicerane.
Me ekipin e tij në avantazh që në minutën e parë të sfidës, Sadiku u përpoq të dyfishonte shifrat kur regjistrohej minuta e 12.

Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë, por gjatë aksionit, pësoi një dëmtim në gju, dhe goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas disa minutash trajtimi nga stafi mjekësor, u dha sinjali për zëvendësimin e tij në minutën e 17¬të të sfidës. Klubi i Zyrihut ende nuk ka informuar për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, por pritet që ai të kryejë vizita më të specializuara gjatë ditës së nesërme. Sadiku është sulmuesi kryesor i përfaqësueses shqiptare dhe eshte titullar i paprekshëm në skemat e De Biazit, ndaj dëmtimi i mundshëm i tij do të prishte planet e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.