Trofeu i “UEFA Champions League”

Sport

Trofeu me strukturën aktuale filloi të shpërndahej tek fituesit e kompeticionit në vitin 1967. Prej atëherë, kupa e ‘UEFA Champions League’ ka pësuar disa ndryshime të vogla, derisa u prezantua një version final në vitin 2006. Argjendari i njohur nga Berna e Zvicrës, Jürg Stadelmann ishte njeriu që projektoi trofeun aq shumë të lakmuar nga klubet europiane. ‘Kupa me veshë të mëdhenj’, siç edhe njihet ndryshe, peshon rreth 11 kilogramë dhe është 74 centimetra e lartë dhe kur është projektuar, ka kushtuar thuajse 10 mijë franga zvicerane.

Nga viti 2009, skuadrat fituese të kompeticionit marrin në muzeun e tyre vetëm një kopje të trofeut origjinal, që mbetet nën zotërimin e ‘UEFA’-s. Vetëm ato klube që fitojnë 5 herë kompeticionit, apo 3 finale radhazi, kanë të drejtë të mbajnë trofeun origjinal.