Triumfi në Katar, dhoma e Messit do kthehet në muze

Sport

Triumfi historik i Lionel Messit në Kupën e Botës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe jashtë fushës së blertë. Universiteti i Katarit, vendi organizator i Kupës së Botës për vitin 2022, ka vendosur që dhoma në të cilën qëndroi Messi përgjatë zhvillimet të aktivitetit të kthehet në një muze të vogël për vizitorët dhe të mos jetë më në dispozicion për klientë të ndryshëm.

Agjensia e Lajmeve të Katarit, ka nënvizuar ndër të tjera, se studentët, apo brezat e ardhshëm, do kenë mundësi ta vitizojnë atë dhomë, në të cilën ka banuar për rreth një muaj, një kampion bote, sikurse është Lionel Messi, i cili me Kupën e Artë të fituar, tanimë ka kompletuar kabinetin e trofeve të panumërt që ka mbledhur përgjatë karrierës së tij.

Në fakt, ky vendim i Universitetit të Katarit, mund të mos jetë edhe aq rastësi. Në Maj të këtij viti, Lionel Messi u emërua ambassador i Arabisë Saudite për Turizmin, për të ndihmuar dhe për të promovuar vendin aziatik. Kësisoj, pas triumfit në Kupën e Botës, nuk mund të ketë moment më të mirë, që edhe dhoma e qëndrimit të Messit, të bëhet kryefjalë në komplet rruzullin.

Suksesi i madh në Katari, ishte Botërori i 3-të i fituar në historinë e Argjentinës. Një ngjarje me përpasa të jashtëzakonshme, që mbushi të gjitha sheshet e Buenos Aiers plot me tifozë. Ditë më parë, mediat ndërkombëtare raportuan se në rrugët e kryeqytetit argjentinas, dolën plot 5 mln njerëz për të pritur dhe për të festuar me heronjtë e përfaqësueses së tyre, të udhëhequr nga kapiteni, Lionel Messi.