Triumfi I Real Madrid, rekord për trajnerin Carlo Ançelotti

Sport

Triumfi në Botërorin e Klubeve ka sjellë një sërë suksesesh për Real Madrid. Gjigantët spanjollë u bënë klubi I parë në 5 ligat më të forta të Europës që numron 100 trofe të fituar përgjatë historisë. Kupa e Botës për klube ishte e 8-ta në total për Los Blancos, duke vendosur një rekord, që asnjë klub tjetër në rruzull nuk e ka.

Më tej, ky titull, ishte I një rëndësie mëse të veçantë edhe për trajnerin Carlo Ançelotti, I cili tanimë ka shkuar në 3 botërore klubesh të fituar, duke u bërë tekniku I parë italian në histori që arrin këtë sukses. Gjithashtu, Ançelotti, barazoi edhe rekordin e Pep Guardiolës, e tashmë janë dy trajnerët e vetëm kaq shumë të suksesshëm në një kompeticion të tillë.

Nuk mbaron me kaq. Kupa e Botës për klube, ishte një arritje e veçantë edhe për Karim Benzema. Ky trofe I fituar, e ka ngjitur kapitenin e Los Blancos në kuotën e 24 titujve me Real Madrid, duke parakaluar në këtë mënyrë legjendën Paco Gento me 23 tituj.

Thënë këtë, Benzema është vetëm dy trofe larg për t’u bërë zyrtarisht lojtari me më shumë tituj të fituar në historinë e Real Madrid. Përpara tij ndodhet vetëm Marcelo me 25 medalje të fituara.

Pas këtij suksesi në Marok, Real Madrid është rikthyer sërish në bazë, aty ku ka nisur menjëherë nga puna për vijimësinë e sezonit, si Champions League, kampionat, apo edhe në kupë.