Kampionati i dytë amator i volejbollit ka marrë formë të mërkurën, në ambientet e hotel “Doro City” në Tiranë. Bëhet fjalë për një turne të organizuar prej Federatës Shqiptare të Volejbollit, që vendos përballë njëra-tjetrës institucione publike, kompani private dhe grupe shoqërore, dashamirës të këtij sporti. Mes tyre për herë të parë merr pjesë edhe TRING DIGITAL, me një skuadër të përbërë nga punonjës të saj.
Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm presidenti i FSHV, Erlind Pëllumbi, sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola dhe kryetarit të Komisionit Tekniko-Arbrital, Konalsi Gjoka. Përpara procedurës së zakonshme, 16 ekipet pjesëmarëse u njohën me formulën e re të zhvillimit të kampionatit, që pritet të nisë ditët e para të marsit.
Për këtë sezon është bërë një ndarje në dy grupe, me nga 8 ekipe, që do të luajnë dy faza, ku secila do te zgjasë 7 javë. Dy skuadrat që do të renditen të parat në secilin prej grupeve do të ndeshen në fazën finale, atë të “play off”-it, për të caktuar edhe fituesin e kampionatit. TRING u shortua në Grupin B, bashkë me ekipet që ishin finalistë të Kupës së edicionit të parë, si Vodafone dhe Banka e Shqipërisë. Federata Shqiptare e Volejbollit synon që të kthejë të tilla aktivitete në festa tradicionale sportive. Me synimin e thjeshtë për masivizimin e këtij sporti, që gjatë viteve të fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë dashamirës.
Kampionati fillon ditën e hënë më datë 6 mars. Ndërkohë Skuadra e Volejbollit Tring do ta zhvillojë ndeshjen e parë ditën e enjte, datë 9 mars, ne oren 19:30. Ndeshjet zhvillohen tek pallati i sportit Asllan Rusi.
Disa nga pjestaret e skuadres jane:
Andrea Kushi
Esmeralda Çavo
Molgen Balena
Dorian Zanaliu
Kristi Çavo
Entela Gjatolli
Florian Agalliu