TRING, fitues i padiskutueshëm në Ligën Amatore të volejbollit!

Sport

tring kampion

Pasi mori titullin kampion, Tring u shpall fitues i Kupës së Ligës Amatore në Volejboll, për herë të dytë radhazi. Finalja e zhvilluar të mërkurën në palestrën e shkollës “Vasil Shanto” dhuroi një sfidë të luftuar përballë ekipit të Raifaisen Bank. Por si përfundim ishte skuadra e platformës televizive që festoi, pas një fitoreje të pastër me rezultatin 3-0.

47684984 1279075975568264 5343803059917029376 n
Dy setet e para ishin tepër emocionuese, aq sa jo më kot u zgjidhën me një diferencë të vogël në shifra – 25-23 i pari dhe 26-24 i dyti – nga ana e Tring. Mirëpo, e gjitha erdhi në dizhezë me fillimin e setit të tretë, ku djemtë dhe vajzat e platformës krijuan një avantazh të ndjeshëm. Dhe në fund iu gëzuan triumfit, me rezultatin 25-18. Në këtë mënyrë u finalizua me sukses një turne, në të cilin Tring ishte e vetmja skuadër që i mbylli të gjitha ndeshjet me fitore të padiskutueshme. Për më tepër nuk humbi asnjë set përgjatë 3 ndeshjeve eleminatore të grupit në të cilin bënte pjesë dhe ku mundi me radhë Smartcom, Ark It dhe Vodafone.

47577352 437592126773960 2900659120300359680 n
Ky ishte trofeu i tretë, që Tring merr në harkun e pothuajse një viti. Plot dy prej tyre janë Kupa të Ligës, megjithëse më e rëndësishmja ishte kurora e kampionit. Një titull, që tashmë skuadra e drejtuar nga trajneri Grios Pirra ka detyrën ta konfirmojë, edhe në kampionatin që pritet të fillojë së shpejti.