Trezeguet e ka me FIFA-n: Po francezët, nuk ishin të mirë!?

Sport

trezeguet
David Trezeguet nuk ka fshehur tonin polemik, për të kritikuar zgjedhjet e FIFA-s, që në mënyrë të çuditshme nuk përfshinë asnjë lojtar kampion të botës, në listën për cmimin “The Best”, që u dorëzua të hënën në Londër. “Vërtet që futbolli francez meritonte të kishte ndonjë lojtar kandidat për të fituar në këtë event kaq të rëndësishëm. Sepse kanë treguar se janë në një nivel shumë të lartë. Pasi mbi të gjitha fituan Kupën e Botës, me lojtarë që kanë qenë protagonistë edhe nëpër kompeticione të tjerë. Por kjo është zgjedhja e bërë nga FIFA dhe nga ata që kanë votuar. Por është e vërtetë që futbolli francez meritonte shumë më tepër”, deklaroi ish-futbollisti i Kombëtares së Francës.

30trez
Një ndër ata që mund të kishte qenë kandidatët për ëmim, sipas ish-sulmusit francez, është pikërisht Kylian Mbappe: “Ai është një futbollist që ka treguar të gjitha cilësitë e tij me klubin dhe përfaqësuesen. Mendoj se është pjesë e bukur e të tashmes, por mbi të gjitha, ai është edhe e ardhmja e futbollit. Nuk do ta ekzagjeroja po të thoja se Mbappe është pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Bëhet fjalë me të vërtetë për një lojtar të jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Trezeguet, që ka dalë hapur kundër mospërfshirjes së të paktën një francezi mes kandidatëve për vlerësim nga ana e FIFA-s.