Trent Alexander-Arnold, mbrojtës i Liverpool:

Sport

“Jemi vetëm 1 ndeshje larg mbërritjes tek finalja dhe kjo na emocionon të gjithëve. Mendoj se deri më tani i kemi bërë gjërat si duhet dhe shpresojmë t’ja dalim mbanë edhe këtë herë. Nuk mund ta mohoj që nuk e kujtojmë finalen kur fituam trofeun. Jemi kaq pranë dhe të gjithë duan t’i përjetojnë sërish ato emocione, atë lumturi që patëm atë mbrëmje. Në takimin e parë bëmë një ndeshje të mirë, duke iu përgjigjur si duhet kërkesave të trajnerit. Tani kemi më shumë eksperiencë, çfarë na jep mundësinë të zgjidhim më me qetësi ndeshjen, edhe në situata nuk do të flasë në favorin tonë. Ne nuk jemi lloji i skuadrës që mbështetet vetëm tek rezultati i ndeshjes së parë. Edhe këtë herë do të zbresim në fushë për të fituar. Duam ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, por duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos përfshihemi nga emocionet.”