“Një nga objektivat tanë është të kalojmë fazën e grupeve të Champions League. Tre ndeshjet e para kanë shkuar mirë, por tani do të përballemi me një kundërshtar cilësor. Na duhet të tregojmë karakterin tonë. Mbi të gjitha na duhet të rifitojmë energjitë e humbur, pas një transferte tepër të lodhshme në Krotone, që patëm gjatë fundjavës në kampionat. Luis Alberto? Ai ka demonstruar sesa i rëndësishëm është për ne. E bëri edhe në atë fitore të çmuar që arritëm të shtunën në Serinë A Kur të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, atëherë mund të përballojmë çdo kundërshtar pa pasur aspak frikë”.
