Tre lojtarë të rëndësishëm të Liverpool do të largohen pa kontratë në fund të sezonit

Sport

Tre lojtarë të rëndësishëm të Liverpool do të largohen pa kontratë në fund të sezonit. Ata janë Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander Arnold, të cilët së shpejti, do të bëhen gati për një aventurë të re. Kështu raportojnë mediat e huaja, që theksojnë se të 3 lojtarët e përmendur quajnë të mbyllur ciklin e tyre në Anfield. Më tej, dy mbrojtësit dhe sulmuesi, mendojnë se projekti i klubit nga Merseyside nuk është bindës për të triumfuar në Champions League, trofe që për herë të fundit është fituar në vitin 2019-të.

Por, nga ana tjetër, të 3 lojtarët në fjalë, herë pas here kanë folur publikisht për të ardhmet e tyre, duke shprehur gjithashtu edhe dëshirën për të rinovuar, por për një kohë të gjatë, nuk kanë marrë asnjë sinjal nga ana e klubit. Në kushte si këto, e vërteta e kësaj çështjeje ende nuk dihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se nga Liverpool, janë duke u larguar 3 futbollistë mëse të rëndësishëm të skuadrës përgjatë sukseseve të viteve të fundit.

Kur mbyllja e sezonit ka nisur të duket në horizont, gjendja vijon të jetë e njëjtë dhe ngjan thjesht çështje kohe që të konfirmohet edhe në mënyrë zyrtare, ndërprerja e rrugëtimit të Salah, Van Dijk dhe Arnold me fanellën e 19 herë kampionëve të Anglisë.

Në kushte si këto, ka nisur gjithashtu të flitet për të ardhmen e lojtarëve në fjalë. Ndryshe nga Salah dhe Van Dijk, më konkrete duket çështja e mbrojtësit Arnold, i cili, përgjatë merkatos së verës, parashikohet të transferohet me parametra zero në radhët e Real Madrid.