Tratativat më të fundit të merkatos

Sport

 

nbmmmm
Zyrtarizime, spekulime dhe rinovime kontratash. Merkato vazhdon të mbajë të angazhuar drejtuesit e skuadrave evropiane. Në Angli, Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin braziliani Gabriel Jesus edhe për 5 vite të tjera. Në anën tjetër të Manchesterit, tek United, Mourinho kërkon një qendërmbrojtës ndërkohë Martial duket pranë largimit. Chelsea ka vendosur të mbajë në skuadër Hazard dhe Courtois, ndërkohë që Pedros i është rinovuar kontrata edhe për 1 vit. Në Spanjë, Barcelona është rikthyer të jetë aktive, me interesimin e saj për Arturo Vidal, i cili është prej kohësh edhe objektiv i Interit. Mesfushori 31-vjeçar duket se është pranë kalimit tek katalanasit. Gjithësesi lëvizjet më interesante të merkatos po ndodhin në Itali. Milani zyrtarizoi Higuain dhe Caldaran nga Juventus, me bardhezinjtë që rikthyen në skuadër Leonardo Bonuccin. Kuqezinjtë janë pranë nënshkrimit edhe me Bernard, por Leonardo për momentin po shikon me kujdes edhe shitjet në skuadër. Tek Inter, ëndrra e madhe është Luka Modriç, por presidenti i Real Madrid, Perez, duket se ka komplikuar për momentin situatën. Me largimin e mundshëm të Vidal tek Barcelona, tek zikaltërit do të shtyjnë për të transferuar në Milano nënkampionin e botës. Roma është pranë nënshkrimit me Steve N’Zonzi. Monchi ka arritur akordin me lojtarin dhe pritet vetëm marrëveshja me skuadrën e Sevillas, ndërkohë që kryeqytetasit shtyjnë idenë e transferimit të Susos, nga i cili Milani nuk ndërmend të heq dorë kollaj. Kështu, nga verdhekuqtë pritet një lëvizje drejt David Neres të Ajax.