Trapatoni: Ja ç’do të japë më shumë Anceloti për Bayern

Sport

ancelotti

Ancelotti eshte i afte qe t’i jape vazhdimesi sukseseve te Guardioles madje edhe t’i risjelle Champions League Bayernit te Munich-ut, keshtu shprehet ish-trajneri i bavarezeve Giovanni Trapattoni. Duke komentuar angazhimin e patriotit te tij si pas-ardhes i Guardioles te Kampionet e Gjermanise, Trapattoni tha se Ancelotti eshte nje trajner i shkelqyer dhe se per te nuk ka kritika. 76 vjecari e drejtoi Bayernin dy here ne karrieren e tij ne mes te viteve 90-te dhe per faktin se e njeh mentalitetin e klubit u shpreh i sigurt se largimi i Guardioles nuk do t’i luhase aspak objektivat, perkundrazi. Duke folur per prestigjiozen Blick, Trapattoni pershendeti vendimin e treshes drejtuese te Bayernit, Hoeness-Beckenbauer-Rummenigge, duke e cilesuar angazhimin e Ancelottit si nje vendim te shkelqyer. Ai tha se Ancelotti ka treguar se eshte i afte te menaxhoje shume mire lojtare te kalibrit Cristiano Ronaldo dhe deri me tani e ka fituar tre here Champions League-en, trofe sipas te cilit ai mund t’ia riktheje Bayernit brenda dy viteve te para te angazhimit te tij. Ne dy vite me bavarezet, Guardiola ka mundur te fitoje dy tituj te Bundesliges dhe nje Kupe te Gjermanise, por nuk ka mundur ta perserise suksesin ne Evrope te para-ardhesit te tij Jupp Heynckes.