Transferimi I Zaniolos në Turqi ka prekur shifra rekord

Sport

Transerimi I Nicolo Zaniolos në radhët e Galatasarayt ka prekur shifra që nuk ishin parë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit turk. Për të siguruar shërbimet e italianit, klubi 22 herë kampion I Super Ligës, ka shpenzuar një shumë totale prëj 29.5 mln eurosh, të ndara në dy pjesë. 16.5 mln euro të paguara menjëherë në arkat e Romës, ndërsa 13 mln të tjera në formën e bonuseve.

Me klubin e Galatasaray, Zaniolo ka firmosur një kontratë 4 vjeçare, nga e cila do përfitojë 3.5 mln euro në sezon. Gjithashtu, në brendësi të kontratës, është nënshkruar edhe një klauzolë që prekë shifrën e 35 mln eurove.

Pasi po haste vështirësi me Romën, transferimi në Turqi I Zaniolos, konsiderohet si një trampolinë për të gjetur versionin e tij më të mirë dhe për t’u rikthyer sërish në nivelin më të lartë të futbollit.

Sa I përket aventurës së tij me Romën, mesfushori me tipare sulmuese, luajti 128 ndeshje në të gjitha garat me klubin vedhekuq dhe arriti të shënonte 24 gola, të kombinuar me 18 asist.

Zaniolo është bashkuar me Galatasarayn dhe bashkë me klubin ka kontribuar për tragjedinë e rëndë të shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.