Prej muajsh flitet mbi të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi. Mirëpo deri tani nuk ka ende asgjë konkrete sa i takon transferimit të tij nga Rizespori, aty ku sezonin e kaluar ai spikati me 17 gola dhe 8 asiste në 34 ndeshje të luajtura në Superligën e Turqisë. Fakt është që rreth lojtarit ka interesim të madh prej disa skuadrave evropiane. Por veçanërisht janë dy gjigantët turq Fenerbahçe dhe Gallatasaraj që ngulmojnë fort. Deri tani, pengesë është bërë klubi aktual i Muriqit, Rizespor, që nuk është pajtuar me ofertat e ardhura. Por së fundi, nga mediat turke, raportohet se Rizespori pas negociatave të gjata duket se ka pranuar ofertën 4 milionë euro të gjigantëve të Gallatasarajit, për sulmuesin e Kosovës, edhe pse kërkesë fillestare ishte 10 milionë euro. Ndërsa vetë lojtari do të ketë pagë që do të nisë nga 1.8 milionë euro deri në 2.5 në varësi të bonuseve, për 4 vitet e ardhshëm.
Pavarësisht se në garë gjendej edhe Fenerbahce, vetë Muriqi ishte shprehur hapur se zgjedhja e tij ishte klubi i shpallur kampion në Turqi. “Takimet e klubeve janë normale. Drejtuesve të Rizesporit u kam thënë edhe më herët që dua të shkoj në Galatasaray. Pas përfundimit të negociatave, zyrtarët do të më njoftojnë. Besoj se vendimi i marrë nga unë është me rëndësi”, kishte deklaruar Muriqi për mediat turke. Në adresë të Muriqit kishte interesim edhe prej klubeve në Spanjë, Francë, Belgjikë e Greqi, por ai ka prefreruar të mbetet në futbollin turk.