Transferim surprizë për Lorik Canën?

Sport

517859506

Në sajë të vitrinës së Euro 2016 me Kombëtaren shqiptare, Lorik Cana vazhdon të tërheqë vëmendjen e disa skuadrave të njohura në Evropë, edhe pse është ne fundin e karrierës. Për mbrojtësin që ka deklaroi tërheqjen nga kuqezinjtë, kanë ardhur oferta nga Arabia e SHBA.

Mos humbisni: Messi denohet me 21 muaj burg! 

Por klubi më i fundit që e dëshiron, sipas shtypit francez, është AEK-u i Athinës, që po kthehet në lavdinë e dikurshme. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lorik Cana, i cili sezonin e fundit luajti me Nantën në Francë, sëbashku me Ermir Lenjanin, i cili po ashtu është në shënjestrën e AEK-ut.
Ditët e fundit kanë qarkulluar edhe lajme që e shohin Canën si drejtues tek Olimpiku i Marsejës. Mirëpo është faqja franceze “buzzsport.fr”, që raporton se nuk është çudi që Cana të jetë një nga dy “blerjet e reja” të sezonit për Nantën. Si mbrojtësi shqiptar, ashtu edhe islandezi Kolbein Sigtorson, u vlerësuan si dështimet e sezonit të kaluar te “kanarinat”. Por Europiani duket se e ka ndryshuar këtë ideë dhe presidenti Valdemar Kita ngulmon që të mbajë të dy lojtarët.
Sipas portalit francez, Cana ka edhe dëshirë të punojë me trajnerin e ri të Nantë, Rene Zhirar. Ndaj nuk është çudi që mbrojtësi të ndërrojë mendje dhe të shtyjë 6 muaj, apo një vit largimin nga Europa, me synimin që të mbetet sërish protagonist në futbollin e rëndësishëm. Duke mos u larguar përfundimisht as nga Kombëtarja, ku mund të marrë një rol në stafin teknik.