Tramezzani këshillon Hysajn ku të përmirësohet

Sport

paolo
Si një njohës i mirë i Elseid Hysaj, Paolo Tramezani nuk ka nguruar të flasë mbi anësorin e Napolit dhe përfaqësueses shqiptare. Ish-zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare është një nga ata që e pikasi për Kombëtaren dhe më pas e ka parë nga afër evoluimin e mbrojtësit shkodran. “Elseidi në fakt lind si mbrojtës i mirëfilltë, me detyrën e për të ndaluar sulmuesit. Në këtë aspekt ka aftësi të mëdha. Por do të thoja se ka mundësi të mëdha për t’u përmirësuar shumë më tepër në fazën sulmuese. E këshilloj që të jetë më egoistë në disa situata”, tha italiani për “Radio Kiss Kiss Napoli”. Duke hyrë më në detaje, ish-asistenti i De Biazit në skuadrën kuqezi ka deklaruar se “hapin e fundit për t’u bërë një mbrojtës anësor më i kompletuar, shkodrani duhet ta bëjë pikërisht nga mesfusha e lart, praktikisht duke dalë më tepër në sulm.

Elseid Hysaj

Por sipas Tramezanit, te Napoli ai ka gjetur trajnerin e duhur për t’u rritur më tej. Gjithsesi, për trajnerin italian, mbrojtësi i Napolit mbetet një nga më të mirët në qarkullim, sa i takon rolit të tij. Për më tepër, edhe tekniku Ancelotti ka një preferencë të vecantë për Hysajn. Aq sa e konsideron si nja nga të paprekshmit e formacionit, bashkë me mbrojtësin qendror Koulibaly dhe fantazistin Insinje. Njëshi i stolit napoletan duket se është i magjepsur pas mbrojtësit të Kombëtares tonë, të cilin e shikon si tepër të vlefshëm për ekipin e tij në pozicionin ku luan. Elseid Hysaj në këtë fillim sezoni me ekipin e Napolit ka qënë gjithmonë titullarë, duke qenë praktikisht konstant me paraqitjet e tij. Si pasojë është kthyer në një nga më “besnikët” e trajnerit të ardhur këtë sezon te Napoli.