Trajneri i Shakhtar nuk kursen elozhet për Guardiolan, e cilëson atë si. . .

Sport

Luis Castro, trajneri i Shakhtar Donetsk: “Unë di atë që njeh dhe e gjithë bota; Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, që punon tek një nga klubet më të mira në botë, në kampionatin më të fortë. Niveli i tij nuk është një sekret. Është maja që një trajner mund të arrijë. Duhet ta pranojmë që ata janë më superiorë dhe do ta kemi të vështirë përgjatë gjithë lojës. Lojtarët e mi dëshirojnë të provojnë se humbjet ndaj Manchester City në sezonin e kaluar nuk tregojnë të vërtetën. I kam parë djemtë të përkushtuar dhe plot dëshirë për këtë sfidë të sotme. Ajo çfarë ka rëndësi të veçantë për ne është që nuk duhet të mendojmë për rezultatet e sezoni të kaluar. Do të provojmë të luajmë lojën tonë dhe t’i godasim aty ku ata kanë më shumë vështirësi.”

Andriy Pyatov, portier i Shakhtar Donetsk: “Skuadra jonë luan gjithmonë për të fituar. Do të provojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm. E dimë se si duhet të luajmë dhe se si duhet t’i zgjidhim situatat e caktuara. Vetëm fusha do të tregojë se çfarë rezultati meritojmë. Nuk kemi pse të mendojmë për vitin e kaluar. Tashmë kemi objektiva të reja dhe e dimë shumë mirë se ku luhen shanset tona. Jemi më të fortë se më parë dhe ndihemi gati për të treguar se sa vlejmë.”