Thomas Tuchel, trajneri i PSG:
“Është momenti të tregojmë se mund të luftojmë së bashku në një moment kaq të rëndësishëm. Tani kërkohen më shumë përpjekje nga ana e të gjithëve, pasi nuk jemi në kushtet ideale.
Nëse sheh listën e lojtarëve që mungojnë, atëherë nuk është sekret për të kuptuar se kush do të luajë sot në mbrëmje. Për të arritur rezultati i duhur, në futboll duhet një përpjekje kolektive, prandaj nuk është mirë të merremi me emrat e veçantë, të cilët mungojnë dhe nuk mund të na ndihmojnë. Mendoj se ka për të qenë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo gjysmë-finale që luajtëm në Portugali në sezonin e kaluar. Mjafton të shohësh ndryshimet që do të kemi në skuadër në krahasim me atë ndeshje dhe e kupton lehtësisht pse nuk ka për të qenë e njëjta histori.“
Thilo Kehrer, mbrojtës i PSG:
“Është e rëndësishme që ta nisim lojën në mënyrën e duhur. Duhet të jemi të organizuar sa më mirë dhe të përgatitemi për çdo detaj të këtij takimi. Ata kanë një stil loje që të vendos në vështirësi, sepse ushtrojnë presion të lartë dhe tregohen agresivë kur humbasin topin. Është e kuptueshme që do të ketë disa ndryshime në skuadër për shkak të mungesave, por ne kemi një grup me lojtarë cilësorë e të talentuar, të cilët janë të gatshëm të japin më të mirën e tyre për të ndihmuar trajnerin dhe klubin për të marrë fitoren në një sfidë kaq delikate.”