Trajneri i Olympiacos, Pedro Martins ka zbuluar se çfarë do e frymëzojë skuadrën e tij kundër Tottenham

Sport

Pedro Martins, trajneri i Olympiacos: “Luajmë ndaj një skuadre të madhe, por duhet të tregojmë energjinë që na karakterizon dhe në këtë stadium duhet të bëjmë një qëndresë të fortë. Në grup gjendet dy klube të mëdha. Nëse do të kualifikohemi, do të jetë një rezultat shumë i mirë. Nëse favoritët kalojnë më tej dhe ne shkojmë në ‘Europa League’, atëherë do të jetë gjithashtu një arritje shumë e mirë. Në këtë nivel që jemi tani, mjafton një gabim i vogël për t’u ndëshkuar. Mbrojtja është pika jonë më e fortë, por kësaj radhe do të kemi nevojë për kontributin e të gjithëve. Duhet të jemi të qëndrueshëm e të përqëndruar. Mendoj se kemi nevojë të udhëhiqemi nga pasioni në ndeshje të tilla. Nëse shfaqim dëshirën e duhur, mund të arrijmë diçka të bukur.”

Pape Abou Cissé, mbrojtës i Olympiacos: “Ndihemi gati për sfida të tilla. Duam të tregojmë se mund të përballojmë edhe skuadra të mëdha dhe se e kemi merituar të jemi këtu. Rrugëtimi ynë deri në këtë fazë nuk ka qenë i lehtë, por kemi luftuar fort për këtë objektiv dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Sot, do t’u tregojmë të gjithëve se ne nuk jemi një kundërshtar i lehtë.”