Trajneri i Milanit, Stefano Pioli:

Sport

“Këto lloj ndeshjesh nuk kanë nevojë për ndonjë motivim të madh, sepse ne e dimë rëndësinë dhe angazhimin që duhet të kemi. Sonte kemi mundësinë që të rritemi më tepër në rrugëtimin tonë drejt Europës, krahasuar me një vit më parë. Nuk kam asnjë dyshim se skuadra do jetë gati, e përqendruar dhe e vendosur për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Jemi përgatitur mirë. Kemi analizuar edhe anën taktike të kundërshtarit dhe besoj se i kemi marrë masat.

Tottenham është një skuadër tipike e stilit anglez. Ata kanë aftësinë që të përshtaten në module të ndryshme në fushën e lojës, qoftë kur luajnë në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj. Sonte pres që ata të jenë më agresivë dhe të kenë një intensitet të lartë në lojë.

Besoj se kjo sfidë do vendoset nga detajet dhe ne do bëjmë gjithçka të mundur për t’i kthyer ato në favorin tonë. Shoh një përballje të balancuar, ashtu sikurse në ndeshjen e vajtjes. Duke marrë parasysh rezultatin që është në fuqi, mendoj se nuk jemi të avantazhuar, nëse nuk japim maksimumin dhe nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur mbrëmjes së sotme. Kjo është nga ato ndeshje, që duhet të tregojmë personalitet dhe këtë duhet ta bëjmë përballë nëj kundërshtari të vështirë, sikurse është Tottenham. Objektivi i Milanit është të rikthehet dhe të jetë sërish mes skuadrave më të mira të Europës. Dëmtimet? Të gjithë janë mirë, përfshirë këtu Giroud dhe Diaz. Të 24 lojtarët janë gati.”