Felice Mazzu, trajneri i Genk: “Nëse luajmë me vendosmërinë që treguam ndaj Napolit, besoj se mund të arrijmë diçka. Megjithatë, i trembet faktit se Liverpool-i mund të luajë më mirë se Napoli. Sulmuesit e tyre janë shumë të rrezikshëm. Kanë shpejtësi, saktësi, shënojnë shumë.. Dhe thuajse gjithmonë ushtrojnë presing të lartë. Pse e kanë këtë nivel? Klopp. Ai është njeriu që ka ndërtuar këtë skuadër të mrekullueshme. Liverpool-i luan futbollin më të bukur të momentit, prandaj për ne do të jetë një mision shumë i vështirë. Por nuk dorëzohemi. Do të zbresim në fushë të vendosur për të dhënë më të mirën e për të provuar për t’i ndëshkuar. E dimë që kjo do të jetë shumë e vështirë, por do të kemi edhe ne shanset tona.”
Mbwana Samata, sulmues i Genk: “Të gjithë e ëndërrojnë të luajnë ndeshje të tilla. Liverpool-i është një nga kundërshtarët më të fortë që mund të kishim përballë, por gjithësesi jemi të motivuar për të luftuar në çdo cep të fushës dhe për të treguar se rezultati i marrë ndaj Napolit ishte meritë e jona. Kësaj radhe duhet të jemi më të kujdesshëm në rastet që mund të kemi në sulm, pasi duhet të tregohemi sa më cinikë. Gjithësesi do të jetë një ndeshje që do të na vlejë shumë. Kam besim tek forca e skuadrës sonë.”