TRAJNERI I CRVENA ZVEZDA, BARAK BAKHAR:

Sport

TRAJNERI I CRVENA ZVEZDA, BARAK BAKHAR:

“I vlerësoj shumë fjalët e thëna nga trajneri Pep Guardiola, i cili mendoj se është trajneri më i mirë it ë gjitha kohërave. E rëndësishme është që pas ndeshjes së sotme, unë të them se skuadra ime luajti me guxim dhe me zgjuarsi. Kjo është ajo që duam të bëjmë, pavarësisht se e dimë mjaft mirë kundërshtarin që do të kemi përballë.

Do të luajmë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, ndaj një skuadre që në vitet e fundit, ka qenë gjithmonë aty, pretendente për të fituar gjithçka, në skenën më të lartë të kontinentit. City është një ekip që askush nuk do të donte ta kishte përballë. Ekipi i tyre është i kompletuar në të gjitha repartet, e duke marrë parasysh që zotërojnë një kontroll të lartë të topit, atëherë bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Megjithatë, këtu jemi në Champions League. Gjendemi mes 32 skuadrave me të mira të Europës, kështu që duhet të ndihemi krenarë për arritjen tonë. Do të zbresim në fushë me plot besim dhe do të përpiqemi të ndjekim me përpikmëri planin tonë.”

 

 

 

MARKO STAMENIÇ, MESFUSHORI I CRVENA ZVEZDA:

“Manchester City e ka treguar se është skuadra më e mirë në botë. Ashtu sikurse e tha edhe trajneri, padyshim që ndaj tyre do të jetë tepër e vështirë për të luajtur. Ata janë mjaft të fortë në shtëpi, diçka që e treguan edhe në edicionin që lamë pas, sidomos në Champions League.

Megjithatë, ne jemi të përqendruar në skuadrën tonë. Jemi një grup i bashkuar dhe synimin e kemi të qartë. Jemi pjesë e një kompeticioni, ku luajnë ekipet më të mira të Europës. Për këtë arsye, duam ta shijojmë sa më tepër aventurën tonë në Champions League, e po ashtu, duam që kjo ëndërr të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur.

Gjithçka do të fillojë sonte. Është e vërtetë se do të kemi përballë kundërshtarin më të vështirë të mundshëm, por futbolli është një lojë magjike. Shpresojmë të fitojmë dhe unë kam besim se sonte do të marrim një rezultat pozitiv.”