Trajneri i Bayern: Mund të mos ketë asnjë ndryshim nga titullarët e kaluar…

Sport

niko

Niko Kovac (Trajneri i Bayern)
Skuadra ka gjetur ritmin e saj dhe tani po luan mirë. Nuk po mendoj të bëjë shumë ndryshime në formacion, madje mund të mos ketë asnjë ndryshim nga titullarët e kaluar. Gjithësesi do të shqyrtoj gjendjen e të gjithëve lojtarëve dhe më pas do vendos. Ajax-i është një skuadër e shkëlqyer dhe e mirënjohur anembanë globit. Do të jetë një ndeshje interesante, të cilën ne duam ta fitojmë. Duhet të sigurohemi që nuk do të bëjmë të njëjtat gabime si në ndeshjen e parë përballë tyre, përndryshe do të kemi shumë probleme. Jam i lumtur që Lewandowski ka filluar të shënojë sërish, thuajse në çdo ndeshje. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por edhe vetë Lewa identifikohet me këtë skuadër.

250px Serge Gnabry Arsenal U21s Vs Reading April 2015

Serge Gnabry (Mesfushor i Bayern)
Kundërshtarët tanë nuk e kanë patur të lehtë të na shënojnë në ndeshjet e fundit, çfarë mendoj se tregon përmirësim në një aspekt që na bëri të vuajmë në fillim të sezonit. Duhet të jemi të përqëndruar, pasi ka ende gjëra që diskutohen në këtë takim. Skuadra ka mësuar nga gabimet e mërparshme dhe mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv në këtë sfidë. Të gjithë po funksionojmë si grup, ndaj besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha.