Trajneri Erik Ten Hag ka bërë premtimin e madh përpara tifozëve të Manchester Untied. Pas ndeshjes së javës së 37 të Premier League, të cilën United e fitoi 3-2 në shtëpi përballë Neëcastle, tekniku hollandez mori mikrofonin dhe foli përpara publikut.
“Në emër të lojtarëve, skuadër dhe vetes, dua t’ju falenderoj për përkrahjen tuaj përgjatë gjithë sezonit. Siç e dini, ky nuk ka qenë aspak një sezon i lehtë, por ju sërish u gjendët aty për ne. Megjithatë, asnjë nuk ka mbaruar. Si fillim, ne do të udhëtojmë për 3 pikë në Brighton, më pas do të shkojmë në Uembley.
Ju premtoj të gjithëve se këta lojtarë do të japin gjithçka pë të fituar trofeun e FA Cup dhe për ta sjellë këtu në Old Trafford. Jam i sigurt se ju do të jeni atje për të na përkrahur. Faleminderit, jeni më të mirët”, ka deklaruar në fjalët e tij Erik Ten Hag.
Një deklaratë e tillë, është konsideruar gati-gati edhe e guximshme nga trajneri hollandez, duke marrë parasysh sezonin e dobët që ka zhvilluar ekipi i tij, thuajse në të gjitha kompeticionet. Në Champions League, United nuk u kualifikua dot përtej fazës së grupeve, kurse në kampionat renditet në vendin e 8, jashtë zonës europiane.
Ashtu sikurse një vit më parë, edhe këtë herë, në finalen e FA Cup, United do të përballet me rivalët e qytetit, Manchester Cityn, ndaj të cilëve u mposht 2-1.
Sa i përket të ardhmes, pavarësisht dyshimeve të shumta, në konferencat mediatike, Ten Hag është shprehur me bindje se ai do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester United, të paktën edhe për sezonin e ri futbollistik.