Trajneri dhe sulmuesi i Dortmund flasin për duelin e sotëm!

Sport

tottenh
Lucien Favre (Trajneri i Dortmund)
E dimë që është e vështirë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Në këtë situatë ku jemi, na mbetet vetëm të bëjmë një nga paraqitjet tona më të mira. Gjithçka është e mundur. Nuk do zbresim në fushë me mendimin se jemi të eleminuar, pasi çdo gjë mbetet e hapur. Është e vërtetë që këtë sezon të Champions League kemi mundur Atleticon 4-0, por kjo përballje me Tottenham është ndryshe. Rezultatet prodhohen edhe nga situatat delikate në të cilat ndodhesh. E dimë se mund të shënojmë shumë në fushën tonë, por na duhet të jemi të përqëndruar në objektivat e ndryshme përgjatë ndeshjes. Duhet të bëjmë lojën tonë e të jemi të qartë në atë që kërkojmë. Jadon Sancho është një lojtar i shkëlqyer, mjaft i talentuar. Është vetëm 18 vjeç dhe ndonjëherë ka ulje-ngritje. Po bën një sezon të mirë, por ka ende për të mësuar. Skuadra beson ende se mund të arrijmë më shumë, ndaj e përsëris që nuk zbresim në fushë të mundur, por të përgatitur për të bërë histori e për të luajtur ndeshjen tonë më të mirë.

reu 2329747

Marco Reus (Sulmues i Dortmund)
Në këtë stadium janë luajtur ndeshje që kanë bërë histori. Mendoj se i kemi mundësitë të realizojmë të pamundurën. Duhet të besojmë në cilësitë dhe aftësitë tona. Për të kaluar më tej do të na duhet të shkojmë përtej limiteve dhe të japim shumë më shumë se maksimumi. Duhet të shënojmë në momentet kyçe të ndeshjes. Por na duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur balancat mes mbrojtjes dhe sulmit. Jemi optimistë dhe vazhdojmë të punojmë fort për të arritur sa më shumë. Është e rëndësishme të shmangim gabimet e ndeshjes së parë dhe të shohim përpara në sulm. Edhe nëse do të na duhet të luajmë 120 minuta, jam i gatshëm të jap gjithçka për skuadrën time.