Trajneri dhe mesfushori i City-it flasin për ndeshjen!

Sport

city schak

Pep Guardiola, trajner i Manchester City-it: Kemi edhe 90 minuta lojë dhe kemi ende një detyrë përpara. Javën që shkoi ne nuk e prisnim që PSG apo Reali i Madridit mund t’u ndodhte ajo që u ndodhi. Shumë gjëra ndodhin në këtë kompeticion dhe shumë të tjera mund të ndodhin në 90 minuta. Jemi shumë me fat sepse luajtëm për një pjesë të madhe të lojës me 10 lojtarë dhe me disavantazh 2-1. Në situata normale do të na ishte dashtur shumë më tepër përpjekje për t’u kualifikuar. Por nuk mund ta mohojmë se sa të forta janë skuadrat e tjera. Të gjitha skaudrat që janë në këtë fazë duan që ta fitojnë Champions League-ën. Eshtë e vështirë. Shpesh ky kompeticion gjykohet si katastrofë nëse eliminohesh që në 1/8-at, por unë e shoh me tjetër këndvështrim. Njerëzit e shohin si dicka të lehtë, se tanimë që Reali i Madridit nuk është në lojë kompeticioni është më i lehtë. Reali ishte padyshim favoriti, por në lojë mbeten plot klube të jashtëzakonshme. Sigurisht ne duhet dhe duam ta fitojmë, por edhe skuadrat e tjera kanë dëshirat dhe objektivat e tyre.

gundogan ilkay

Ilkay Gündoğan, mesfushor i Manchester City-it: Nëse flasim për statistika them se ne e kemi provuar tashmë se jemi më mirë se sezoni i kaluar. Fituam sërish Kupën e Ligës, jemi sërish në garën për titull, jemi në fazën me eliminim direkt të Champions League-ës dhe në cerek-finale të Kupës së Federatës. Kjo është diçka domethënëse por ende këto trofe nuk janë fituar. Kemi edhe 2 a 3 muaj përpara, shumë deri në fund të sezonit dhe javët në vazhdim do jenë vendimtare. Avantazhi më i madh që mund të marrim në çdo ndeshje është cilësia që mund të marrim prej stolit. Pep ka gjithmonë përpara zgjedhje të vështira, por ato tregojnë cilësinë që ka skuadra. Na takon ne që ta tregojmë se jemi gati t’i diskutojmë të gjitha kompeticionet.