Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester United: Na duhet që ta shënojmë ne golin e parë dhe të mbetemi në lojë. Për këtë na duhet një plan i mirë. Gjithçka mund të ndodhë në këtë ndeshje. Gjithkush e di se mund t’ia dalim, sepse ia kemi dalë… Vitin që shkoi Juventusi humbi 3-0 me Realin e Madridit e më pas fitoi me tre gola në ndeshjen e kthimit, po ashtu Barcelona kundër PSG. Ka plot shembuj të skuadrave që ia kanë dalë në përmbysjen e rezultateve të ngjashme. Kur askush nuk beson më te ty, të duhet ajo pjesë e karakterit që ti ke për të dalë nga situata. Ne s’e kemi si motivim të mbetemi në histori, por të kualifikohemi dhe them se nëse luajmë në më të mirën tonë, mund t’ia arrijmë. Brandon Williams?! Ai ka udhëtuar për herë të parë me ne. Cdo djalosh i ri i këtij klubi ëndërron të bëjë të njëjtat gjëra si Rashford. Mbase sot do jetë edhe shansi i tij. Në ndeshjen e kaluar ishte zhgënjyese fakti që pësuam gol pas një loje të ndaluar. I dinim cilësitë e kundërshtarit por në ato 10 minuta ku pësuam gol u duk sikur mund të pësonim edhe plot të tjerë. Shpresoj që ta kemi tejkaluar këtë gjendje.
Victor Lindelöf, mbrojtës i Manchester United: Gjuha mes meje dhe Solskjaer?! Unë i flas suedisht, ai më përgjigjet norvegjisht që është gjuhë e ngjashme. Eshtë gjithmonë kënaqësi të flasësh gjuhën tënde në futboll. Që në fillim ai është munduar të më jape vetëbesim dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Mbappe?! Mendoj se të gjithë i dimë cilësitë e tij. Ai është një lojtar i klasit botëror, por në ndeshje të tilla duhet të kesh kujdes nga çdo gjë. Unë po përpiqem të përqendrohem te përballja në tërësi.