Thomas Tuchel, trajner i PSG: Duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Baza jonë e lojës duhet medoemos të mbetet e njëjtë, me nivel të lartë performance dhe qasje po aq agresive. Duhet që të përpiqemi gjithmonë për t’u përmirësuar. Manchester United-iti parapëlqen të luajë me formacion 4-4-2 në transferta. Në këtë ndeshje do mundohet të shënojë e para, por dhe për ne synimi është i njëjti. Do të përpiqemi të shënojmë të parët. Duhet të diktojmë kohën dhe kontrollin e lojës në gjysmë-fushën e tyre në mënyrë që t’u ndalojmë kundërsulmet dhe daljet përpara, sidomos në fillim të ndeshjes. Dy sulmuesit e tyre janë shumë të shpejtë dhe shumë të fuqishëm. Cavani?! Nuk e di, do ta vendos në fund pas disa vlerësimeve që do të bëjmë përpara ndeshjes. PSG favorite për Championsin? Eshtë e vështirë ta vendosësh skuadrën tonë në të tilla pozita sepse historia nuk na e lejon këtë gjë. Eshtë si në tenis, s’mund ta thuash se kush do ta fitojë Roland Garrosin nëse nuk ke vajtur ende në gjysmë-finale apo në finale. Solskjaer? Ai e ka treguar plot herë se është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe se përçon shpirtin e United-it.
Thilo Kehrer, mbrojtës i PSG: Duhet ta nisim këtë ndeshje sikurse të ishte 0-0, synimi ynë i vetëm është fitorja e kësaj sfide dhe konfirmimi i faktit se jemi një grup i fortë dhe të bashkuar. Punojmë fort dhe i dimë potencialet e aftësive tona. Ndeshja në Barcelonë?! Nuk flasim për atë ndeshje, flasim vetëm për të tashmen dhe ato që kemi përpara dhe që duhet t’i luajmë. Kemi vetëbesimin e duhur për të arritur rezultate. Si ndihem te PSG? Shumë mirë. Jam integruar me skuadrën dhe qytetin, çdo gjë shkon mirë dhe po përparoj, ndihem i përfshirë ndeshje-pas-ndeshje dhe dua që kjo gjë të vazhdojë.