Trajneri dhe mbrojtësi i AJAX-it analizojnë ndeshjen!

Sport

real ajax
Erik ten Hag, trajner i AJAX-it: Gjithmonë kemi synim të marrim ne iniciativën e lojës. Ky është stili ynë i të luajturit. Do të mundohemi të shënojmë gol. Shansi i vetëm për titull që Reali ka tashmë është Champions League-a, trofe që me gjasa u sjell atyre një pozitë tjetër krahasuar me gjendjen që kanë. Ne nga ana tjetër jemi në lojë në tre fronte dhe lojtarët tanë janë shumë ambiciozë për të provuar deri në fund mundësitë që kemi. Djemtë e dinë që nëse ata duan, mund të arrijnë shumë gjëra, sot është shansi i fundit i yni. Në Amsterdam i treguam Realit aspektet e dobëta. Por përballë një skuadre si ajo e tyrja duhet që të përgatitësh në maksimum shumë strategji. Pezullimi i Sergio Ramos?! Mendoj se ai është mjeshtër i mbrojtjes dhe lider në fushë. Mungesa e tij nuk është vetëm humbje taktike por edhe nga ana mentale.

37128

Nicolás Tagliafico, mbrojtës i AJAX-it: Kemi ardhur këtu për të provuar deri në fund shanset tona për kualifikim. Sigurisht edhe Reali i Madridit e do diçka të tillë, por unë shpresoj që në fushë të luhet një ndeshje fantastike dhe që në fund ne t’ia dalim të realizojmë atë për çfarë kemi ardhur këtu. Gjithmonë ka besim te ne. Shpresa vdes e fundit, prandaj ne jemi të vendosur. Në ndeshjen e kaluar luajtëm shkëlqyeshëm do mundohemi ta ripërsërisim lojën edhe për 90 minuta. Në Amsterdam ajo që na mungoi ishte konkretizimi. Por tashmë ne e dimë si t’i presojmë ata përpara, s’i dhe sa ta mbajmë topin. Mendoj se kemi mësuar nga gabimet që bëmë. Prandaj them se na duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë.