Trajneri dhe lojtari i Schalkes flasin për ndeshjen!

Sport

city schak
Domenico Tedesco, trajner i Schalkes: Sigurisht ne jemi aspak-favoritë nga kjo përballje, por sidoqoftë na mbetet një shans i vogël për ta luajtur. Do të na duhet një mbrëmje speciale, por e kujtoj se ne e merituam të luanim në 1/8-at dhe të ishim në këtë nivel të Champions League-ës. Në ndeshjen e parë treguam se jemi të aftë për t’u përballur me skuadra të nivelit të Manchester City-it, por në këtë ndeshje kthimi na duhet të luajmë më mirë. Duhet t’i shfrytëzojmë shanset që kemi, por duhet të jemi tejet të kujdesshëm në sulm. Nëse pësojmë një gol, ose dy, ka për të qenë e vështirë. Kush do jetë portieri?! Në portë do jetë Ralf Fährmann. Fatmirësisht kemi dy gardianë fantastikë dhe Ralf e ka merituar të jetë në fushë. Tifozi i City-it që u sulmua pas ndeshjes së parë ishte një lajm i rëndë për sportin, por jam i gëzuar që ai po riaftësohet dhe që vijmë këtu me këtë lajm të mirë. Do luajmë duke pasur edhe atë në mendje.

maxresdefault

Steven Skrzybski, sulmues i Schalkes: Ndeshja që kemi përpara është e vlefshme për 1/8-at e Champions League-ës. Duhet ta luajmë dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë pasi në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Sigurisht ata janë favoritët, por ne kemi gjithashtu shanset tona dhe duam që t’i luajmë deri në fund. Përpara kemi një skuadër që ka cilësi në çdo lojtar apo pjesë të fushës. Do na duhet që të nxjerrim vlerat e klubit tonë në fushë. Situata që kemi në kampionat? Jemi të vetëdijshëm për gjendjen që kemi pasur, por si fillim do mendojmë për Manchester City-in më pas për atë që do të vijë më vonë. Sigurisht për ne ka rëndësi dhe pozita në kampionat, por si fillim duam t’i tregojmë një kampione të Anglisë lojën më të mirë të mundshme tonën.