Tragjedi, portieri i njohur humb jetën në fushë

Sport

gert54

Bota e futbollit u trondit në fundjavë nga një ngjarje tragjike që ndodhi në kampionatin indonezian. Portieri Choirul Huda humbi jetën pasi u përplas me shokun e tij të skuadrës në një aksion loje. 38-vjecari gardian i skuadrës Persela Lamongan, pësoi një goditje fatale në kokë nga mesfushori Ramon. Ishte minuta e 44-ët e përballjes kundër Semen Padang dhe skuadra vendase po kryesonte 1-0. Një aksion i skuadrës kundërshtare u bllokua nga ndërhyrja e dyfishtë e portierit dhe mesfushorit të Perselas. Fillimisht Huda reagoi duke lëvizur, por në një moment të dytë u pa të shtrihej përdhe pa ndjenja. Stafi mjekësor u mundua t’i japë atij ndihmën e parë, por ishte e kotë. Huda u dërgua në spital i vdekur. Ndërkohë që ai qe dërguar në urgjencë, loja kishte vazhduar. Në fund, pasi e kishin mbyllur ndeshjen 2-0, lojtarët e Perselas e kishin të vështirë ta besonin. Trajneri Aji Santos dhe i gjithë grupi i lojtarëve u tronditën nga lajmi i ndarjes nga jeta të Hudas. Portieri i Perselas ishte një veteran i klubit. Ai pati mbrojtur portën e kësaj skaudre që prej vitit 1999-të.

choirul huda persela 1paqrdd7opemx134wljm7herbx