Tottenhami shkatërron Leicesterin 6-1, Kane shënon 4 gola

Sport

rtertyty

Tottenhami i Mauricio Pochettinos shkatërroi 6-1 Leicesterin në transfertë duke shënuar disa statistika domethënëse për Spursat dhe krejt dëshpëruese për Dhelprat e Craig Shakespeare. Si fillim Harry Kane vulosi në këtë sfidë një katërgolësh dhe tashmë kryeson i vetëm listën e golashënuesëve me 26 realizime, 2 më shumë se Romelu Lukaku. Për 23-vjecarin ky është një moment fantastik pasi që prej riaftësimit nga një lëndim muskulor ka mundur të shënojë 18 gola vetëm në vitin 2017-të. Ai u bë i pesti lojtar në historinë e Premier League-ës që ripërsërit një formë me më shumë se 25 gola dy vite radhazi. Në total në të gjitha kompeticionet, Kane ka mundur të shënojë 32 herë, ku në katër ndeshje ka arritur tripletë. Pikërisht për faktin se ka pasur një formë të tillë, Tottenham nxitoi në muajin dhjetor t’i ripërtërijë atij kontratën duke e lidhur me Spursat deri në vitin 2022. Por nga ana tjetër për Leicesterin kjo humbje kaq e thellë në King Power vulos njëherë e mirë formën zhgënjyese të këtij sezoni në Premier League. Edhe pse objektivi për të mos rënë nga kategoria është arritur tashmë, statistikat djegin shumë. Në total Leicester ka pësuar 18 humbje dhe nëse humbet edhe ndaj Bournemouth në ndeshejn e fundit, do të barazojë rekordin negativ të Ipswich-it si skuadra kampjone që në sezonin pasardhës 62-63 ka zhgënjyer më së shumti me 19 humbje.