Tottenhami largon Antonio Conte-n

Sport

Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenhamit.Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh tashmë ka marrë edhe përmasa zyrtare.

“ Ju njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi ynë pasi zgjidhi në marrëveshje kontratën. Në sezonin  e tij të parë na dhë mundësinë të luanim në Champion League, e falenderojmë Antonion për punën e kryer dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen”- shkruan klubi londinez në faqen zyrtare

Nuk ishte një “rrufe në qiell të pastër”, sepse pas barazimit me Southamptonin tekiku italan shpërtheu ndaj lojtarëve të tij. Është hera e parë që më ndodh një situatë e tillë. Presidenti ka 20 vite këtu dhe cfarë ka fituar Tottenhami?! E pse e paskan patur gjithmonë përgjegjësinë drejtuesit dhe trajneri?! – u shpreh Conte menjëherë pas ndeshjes. Pas këtij momenti dukej e pamundur që 53 vjecari të vijonte në drejtmin e Spursave dhe normalisht erdhi “divorci. Kontrata e italianit përfundonte në fund të këtij sezoni me ish tajnerin e Juves e Interit që përfitonte 18.2 milion euro në sezon. Ai e drejtoi skuadrën në 75 ndeshje duke rregjistruar 41 fitore.

“Spursat” kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, janë eliminuar nga Champions League, nga FA Cup dhe nga Kupa e Ligës. Në kampionat londinezët ndodhen në vendin e 4-ët me 2 pikë më tepër se Newcastle dhe 5 më tepër se Liverpuli. Drejtimin e ekipit do ta marrë ndihmësi historik i Contes, Cristian Stellini dhe do të jetë ai trajneri i Totenhamit deri në fund të këtij edicioni i ndihmuar edhe nga Ryan Mason.

Ndërkohë tekniku puljez i bashkohet listës së luksit të trajnerëve pa skuadër, aty ku qëndrojnë Zidane, Nagelsmann, Pochettino e Luis Enrique, teksa nuk përjashtohet një rikthim i tij në Itali, më konkretisht tek Interi.