Lajme të këqija për Tottenhamin, Maurizio Pochettino nuk do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët në sfidën kundër Interit në UEFA Champions League. Për ndeshjen që do të zhvillohet në San Siro, Spursat do të luajnë pa portierin e tyre Hugo Lloris dhe po kështu edhe pa mesfushorin Moussa Sissoko. Shtypi anglez raporton se rikthimi pas 6 vitesh në Champions i Interit rezulton të diskutohet me një skuadër pa lojtarët kryesor të Tottenhamit. Dele Alli mbetet në mëdyshje për Pochettinon, i cili duket se do të bëjë llogaritë se si ta rreshtojë skuadrën në nisjen e këtij edicioni të Evropës.
Dele Alli thuhet se nuk do të luajë në përballjen e fundjavës me Liverpoolin dhe shkak është bërë një lëndim në tendinën e gjurit. Ka qenë vetë Pochettino i cili ka zbuluar buletinin mjekësor të skuadrës së tij. “Jemi të zhgënjyer do na mungojë për këtë përballje një nga lojtarët tanë kryesor, Alli është i lënduar, por ajo që nga ngushëllon është se nuk ka pësuar lëndim serioz dhe do rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur” – ka thënë trajneri argjentinas. Inter-Tottenham rikthehen të luajnë në Champions së bashku pas 8 vitesh. Asokohe Gareth Bale në sfidën e parë dhe Van der Vaart e Peter Crouch i shënonin zikaltërve totaline 7 golave në dy ndeshje.